Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, së fundmi kanë reaguar lidhur me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, raporton InLajmi.
E reagimi i tyre ka ardhur pasi së fundmi Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës.
Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve ka thënë këtë të mërkure në një konferencë për medie se nuk kanë pasur takim me krerët e Qeverisë lidhur me këtë vendim
“Sa i përket vendimit të qeverisë unë si kryetari shoqatës së naftëtarëve nuk kam pas takim lidhur me këtë, pa marrë parasysh se e kemi pasur takimin me ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë. Lidhur me këtë vendim, unë kam dëgjuar mbrëmë prej kolegëve të mi të cilët thanë se është vendim që i cili i dëmton bizneseve tona. Këtë vendim në emër të shoqatës së naftëtarëve e kundërshtoj”,tha Berjani./InLajmi/