Rusia është e gatshme që të zhvillojë raundin e 2-të të bisedimeve me Ukrainën në mbrëmjen e kësaj së mërkure.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, sidoqoftë, ka theksuar se ka informacione kontradiktore rreth bisedimeve.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën që Rusia duhet ta ndalë bombardimin e qyteteve ukrainase para se të nisin negociatat, shkruan Sky News.
Bisedimet e raundit të parë mes Rusisë dhe Ukrainës u mbajtën në Bjellorusi, e që presidenti ukrainas fillimisht ra dakord për këtë takim në Bjellorusi por që më vonë e hoshi poshtë propozimin e palës ruse për një takim në këtë vend, transmeton KlanKosova.tv.
Bjellorusia është aleat i Rusisë dhe ka luajtur rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Trupat ruse pushtuan kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë me mbështetjen e qeverisë bjelloruse, sipas zyrtarëve ukrainas.




















