Qindra punëtorë dhe banorë vendas kanë bllokuar një rrugë hyrëse në një termocentral bërthamor ukrainas pranë qytetit juglindor të Enerhodar, teksa forcat ruse janë duke vazhduar të hyjnë në territorin e Ukrainës.
Videot e publikuara në Facebook të autoritetit lokal, treguan një turmë të madhe që mbante flamuj ukrainas, duke bllokuar rrugën të mërkurën në mëngjes.
Për bllokimin e rrugës po përdoreshin edhe kamionët e plehrave.
Dmytro Orlov, kryebashkiaku i Enerhodarit, tha se e përcollën qëndrimin e qytetit të tyre dhe banorëve të tij të cilët po bëjnë mbrojtjen e tij, raporton CNN.
“Të gjitha shërbimet komunale janë duke punuar në këtë situatë emergjente. Askush nuk do të dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të vendosur”, shtoi Orlov, transmeton lajmi.net.
Rusia informoi Agjencinë Ndërkombëtarë të Energjisë Atomike (IAEA) se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e territorit rreth uzinës Zaportizhzhia, sipas drejtorit të përgjithshëm, Rafael Mariano Grossi.