“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton InLajmi.
Në një fjalim drejtuar kombit të mërkurën, Macron tha se lufta kundër Ukrainës kishte krijuar një “çarje” në Evropë.
Macron shtoi se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve si me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan CNN.
Udhëheqësi francez tha se ai kishte mbajtur kontakte me Putinin në përpjekje për ta “bindur atë të heqë armët” dhe gjithashtu për të parandaluar “zgjerimin e konfliktit”. /InLajmi/