Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga koronavirusi ka ndërruar jetë një person, përcjellInLajmi.
Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679.
Ndërkaq në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.597./InLajmi/