Analisti Blerim Latifi së fundmi ka reaguar rreth Fondit të Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht ka thënë se e ka hallin se si do të shkojë puna me këtë fond, përcjell InLajmi.
E ky reagim i tij ka ardhur për përvojën e mëhershme që Kosova ka pasur lidhur me Fondet.
Në theks të veçantë Latifi ka thënë se shqiptarët nuk kanë qejf t’i prek dikush te kuleta dhe përvoja e hidhur me fondet e kaluara.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Kam frikë se kemi me u ba horë me kët’ Fondin e Sigurisë.
Për dy arsye: shqiptarët nuk kanë qejf me i ngucë tek kuleta dhe përvoja e hidhur me fondet e kaluara.
Këtyre dy arsyeve duhet shtuar edhe fakti se jemi mësuar ta kemi sigurinë kombëtare gratis dhe përgjatë gjithë këtyre viteve aq shumë është hedhur baltë mbi luftën e UÇK-së dhe kulturën e patriotizmit, saqë kam përshtypjen se jemi në të njëjtën shkallë mosbesimi tek vetja me atë të para luftës./InLajmi/