Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se në takim është biseduar për bashkëpunimin e Italisë dhe Kosovës deri tani si dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e tij që ka sjellë investitorë italian në Kosovë.
Tutje ai është zotuar se partia e tij do të angazhohet në ruajtjen e raporteve me partnerët ndërkombëtarë.
Postimi i plotë i tij:
Pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin biseduam për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Italisë dhe mundësinë e instensifikimit të këtyre raporteve.
Ambasadorin De Riu e falënderova për punën dhe angazhimin e tij për sjelljen e investitorëve italianë në Kosovë, që do të ketë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.
Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë./InLajmi/