Kina tha se “do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zbutjen e tensionit mbi Ukrainën”, pasi kryediplomati ukrainas i bëri thirrje ministrit të jashtëm të Kinës për ndihmën e tyre në ndërmjetësimin e një armëpushimi pasi Rusia nisi pushtimin.
“Kina gjithmonë mbështet dhe inkurajon të gjitha përpjekjet diplomatike të favorshme për zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase, mirëpret fillimin e negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shpreson që të 2 palët të vazhdojnë procesin e dialogut dhe negociatave dhe të kërkojnë një zgjidhje politike që akomodon shqetësimet legjitime të sigurisë të të 2 palëve”, tha zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Wang Wenbin në një konferencë të mërkurën,
“Të martën, ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi pati një telefonatë me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, i cili tha se Ukraina është e gatshme të mbajë komunikimin me Kinën dhe “pret ndërmjetësimin e Kinës për realizimin e një armëpushimi”,tha ministria e jashtme e Kinës në një deklaratë, raporton CNN.
Kuleba i tha gjithashtu Christiane Amanpour të martën se kinezët janë “të gatshëm të kërkojnë një zgjidhje paqësore” në bisedimet diplomatike për t’i dhënë fund luftës dhe se ai i bëri thirrje Wang që “të përfitonte nga ndikimi i tyre mbi Putinin, nga marrëdhëniet e tyre me Rusinë dhe nxisni Putinin që ta ndalojë këtë luftë menjëherë”, transmeton lajmi.net.
Komentet e Wenbin vijnë një ditë pasi Kina filloi evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina.