Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Këshilli i Evropës ende nuk e ka pranuar pavarësinë e shtetit më të ri në botë, Kosovës, derisa thotë se janë plotësuar kushtet, përcjell InLajmi.
Tutje Hoxha tha se nëse deri më tash ka ngecur procesi i njohjes së pavarësisë së vendit për shkak të Rusisë tash koha ideale të pranohet.
Kjo për shkak se Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë.
Postimi i plotë i tij:
Organizata më vjetër në Evropë, Këshilli i Evropës, nuk e ka pranuar për 15 vjet shtetin më të ri, Kosovën! Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës! Nëse anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë i bllokuar për arsye të dominimit rus në këto organizata, tash kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë, është koha ideale për aplikim dhe anëtarësim! Natyrisht, aplikimi të bazohet në analizë realiste dhe jo vlerësim emocional dhe reagim sentimental! Me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, në vitin 2016./InLajmi/