Kreu i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryesinë e AAK-së rreth Fondit të Sigurisë, përcjell InLajmi.
Ky takim ka pas temë diskutimi ndihmën që duhet ti ofrohet Fondit të Sigurisë, ndërsa kjo ka rezultuar e sukseshëm pasi është marrë vendim të ndihmohet me mjetë monetare kjo iniciativ.
Ndërsa sipas tij është obligim të ndihmohet në këtë Fond, pasi që kjo do ndikoi direkt sigurinë e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot kam marrë pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë së AAK që kolektivisht ta ndihmojmë Fondin e Sigurisë së Kosovës. E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë Fond, i cili është ndihmesë për Shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale. /InLajmi/