Ministria e Jashtme e Indisë, ka bërë të ditur se një student indian është vrarë nga bombardimet e sotme në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Sekretari i jashtëm i Indisë ka bërë thirrje që shtetasin indianë të largohen të sigurtë nga qyteti i Kharkiv-it, shkruan BBC
“Sekretari i Jashtëm po u bën thirrje ambasadorëve të Rusisë dhe Ukrainës që të përsërisin kërkesën tonë për kalim urgjent të sigurt për shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete në zona të tjera konflikti”, shkroi zëdhënësi i ministrisë Arindam Bagchi, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe këtë të martë është dita e 6 që po vazhdon lufta e Rusisë ndaj Ukrainë.