Kryetari i Komunës së Deçanit, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-luftëtari invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Mustafaj përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka pranuar me dhimbje të madhe derisa e quan burrë të urtë e i fortë si çeliku anipse ishte me shumë plagë.
Ndër të tjera, Ramosaj ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen nga jeta e Fazli Mustafaj, ish luftëtar dhe invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe babai i dëshmorit Shefqet Mustafaj.
Baca Fazli, një burrë i urtë e me shumë plagë qëndroi i fortë si çeliku.
Ngushëllime familjes Mustafaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!/InLajmi/