Ekziston një mbështetje e gjerë që Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas për Becky Anderson të CNN të marten, transmeton InLajmi.
Deklarata vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve evropianë që të “dëshmojnë” solidaritetin e tyre me Ukrainën një ditë pas nënshkrimit të një kërkese zyrtare për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
“Askush nuk harron se demokracia lindi në Ukrainë pasi u qëlluan të rinjtë ukrainas për valëvitjen e flamujve të BE-së në Maidan. Ne nuk kemi kujtime të shkurtra në Evropë. Ne e dimë se Ukraina është pjesë e familjes dhe ata kanë absolutisht të drejtë në kërkesën e tyre për t’u anëtarësuar zyrtarisht në Bashkimin Evropian”, tha Schinas.
Ai tha gjithashtu se BE-ja do të shpallë statusin e përgjithshëm të mbrojtjes për të gjithë ata që ikin nga lufta në Ukrainë që do t’u jepte atyre akses automatik në objektet shëndetësore, arsimore dhe strehimore të BE-së. Ky vendim, tha Schinas, së bashku me përdorimin e fondeve të BE-së për të blerë armë për Ukrainën janë “hapa të paprecedentë”, shkruan CNN.
Ai tha për CNN se ka besim se liderët evropianë do të takohen përsëri, në mënyrë që të vendosin të ngrenë procesin me një ritëm tjetër, e që do t’i lejojë Ukrainës të anëtarësohet në Bashkimin Evropian “së shpejti”. /InLajmi/