Rusia ditët e fundit është duke u përballur me sanksione të ashpra të cilat po e dëmtojnë rënd atë në shumë aspekte.
Së fundit, Maersk, e cila është një kompani daneze e transportit detar, aktive në transportin e mallrave në oqean dhe në brendësi si dhe në shërbimet e lidhura me to, si menaxhimi i zinxhirit të furnizimit dhe funksionimi i portit, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, raporton The Spectator Index,
Ajo si linja më e madhe e transportit me kontejnerë në botë, do të pezullojë dërgesat drejt dhe nga Rusia, përcjell lajmi.net
Kjo është një tjetër goditje nga shumë që Rusia, ka marrë këto ditë pas agresionit të vazhdueshëm ndaj Ukrainës për pesë ditë radhazi.