Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama këtë të martë ka vizituar shoqatën “Handikos”, ku ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë, raporton InLajmi.
Rama ka thënë se njëra nga pikat kyqe e krijimit të kabinetit të tijka qenë që të punësojen njerëz profesional që e kuptojnë qasjen.
“Jemi partner në këtë udhëtimin tonë për transformimin e Prishtinës”tha Rama.
E Afrim Maliqi, drejtori i “Handikos” ka deklaruar se shpreson se Prishtina do të bëhet për të gjithë, derisa ka përmendur Udhëzimin administrativ, përmes së cilës mund të punohet që të realizohen premtimet për personat me aftësi të kufizuara. /InLajmi/