Një peticion në gjuhën ruse Change.org kundër luftës në Ukrainë ka mbledhur më shumë se një milion nënshkrime.
Edhe anëtarët e organizatave profesionale ruse kanë nënshkruar peticione të ngjashme.
Aktivisti veteran i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev nisi një peticion “Jo luftës” që ka mbi një milion nënshkrime që nga pasditja e hershme e së martës.
Një faqe interneti ruse, ka grumbulluar peticione të mbi tre duzina organizatave profesionale ruse që përfaqësojnë akademikë, artistë, gazetarë, muzikantë, ekonomistë dhe profesione të tjera, shkruan CNN.
Sipas numërimit të tyre, rreth 100 mijë individë kanë nënshkruar këto peticione, transmeton lajmi.net.
Figura të njohura të medias ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram – kanë postuar në mediat sociale kundër luftës.