Partia Socialdemokrate (PSD) këtë të martë ka mbajtur një aktivitet para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton InLajmi.
Anëtarë të kësaj partie kanë vendosur pllugje para objektit të kësaj ministrie derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të subvencionojë bujqit në të kundërtën qytetarët do të ballafaqohen me mungesë të grurit.
“E kemi vendos këtë pllug këtu mi tregu Ministrisë së Bujqësisë për bujqit e këtij vendi. Është rritur çmimi i naftës, po ashtu kriza në Ukrainë, janë krejt këta faktorë që do të sjellin një krizë të re në rritjen e çmimit të grurit”,tha anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi.
Tutje, ai bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të hiqet akciza për bujqit, dhe të ndahen subvencione për bujqit, sidomos tash në këtë kohë krize.
“Nëse nuk subvencionon bujqit të gjitha pllugjet do të mbesin të pashfrytëzuara dhe ne do të hyjmë me një krizë në vjeshtë sa i përket grurit”,tha ai./InLajmi/