Kompanitë private për shërbime funerale kanë njoftuar se do të mbajnë protestë me datë 03 mars te hyrja e objektit të Komunës së vjetër në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Nga këto kompani kanë njoftuar se kërkojnë që të shfuqizohet marrëveshja e arritur ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për kryerjen e shërbimeve funerale.
Po, ashtu kanë kërkuar që të shfuqizohet vendimi dhe ndërprerja e pranimit te dëftesave nga BIK-u për subvencionim për familjet që kanë rast vdekjeje.
Këto kompani do të protestojnë po ashtu edhe kundër dhënies në shfrytëzim të objektit tek varrezat e Qytetit të Prishtinës për kryerjen e shërbimeve funerale për Bashkësinë Islame të Prishtinës dhe do kërkojnë nga organet e rendit që të bëhen hetime, pasi siç theksojnë, në hapësirat e Bashkësisë Islame shfrytëzohet vendi për qëndrim të trupave të pa jetë (morg privat) që sipas tyre, është në kundërshtim me ligjin./InLajmi/