Trajneri i Lokomotiv Moscow ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.
Markus Gisdol i ka dhënë fund aventurës së tij me Lokomotiv Moscow, për disa arsye që shkojnë jashtë fushave të blerta.
Agresioni rus i nisur në Ukrainë ka mërzitur edhe trajnerin e Lokomotiv Moscow, i cili nuk pranon të punoj në një shtet, lideri i të cilit është përgjegjës për agresion në Evropë.
“Nuk mund të punoj në një shtet lideri i të cilit është përgjegjës për luftë e agresion”,ka thënë Gisdol.
“Për mua, të jem trajner i futbollit është puna më e mirë në botë. Por, nuk mund të punoj në një shtet që lideri i tij është përgjegjës për luftë e agresion. Nuk është në vijë me vlerat e mia, dhe kjo është arsyeja pse jap dorëheqjen nga pozita e trajnerit të Lokomotiv Moscow, me efekt të menjëhershëm”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.
Rusia po merr sanksione të mëdha në të gjitha fushat. Edhe klubet sportive po pësojnë njësoj.