Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Rusia gjithmonë e ka përdorur Serbinë historikisht dhe gjeopolitikisht si instrument për destabilizimin e Ballkanit, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka përmendur shqetësimin e Parlamentit Evropian për mos-rreshtimin e sanksioneve të Serbisë kundër Rusisë.
Sipas tij, nëse BE-ja nuk ndërmerr hapa që politika e Serbisë të shkëputet nga Rusia, kjo do t dëmtojë seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë.
Postimi i plotë i tij:
Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët!/InLajmi/