Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka disa kërkesa nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke i thënë se është koha për veprim, përcjell InLajmi.
Ndër këto kërkesa të Haradinajt, është edhe dorëheqja nga dialogu teknik duke i bërë thirrje që të përcaktohet në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke.
Sipas Haradinajt, çdo vonesë është rrezikim i sigurisë së vendit tonë.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministër, koha është për veprim
-Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës
-Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione
-Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK
-Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë
-Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues
Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës!/InLajmi/