Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka bërë të ditur se vendi i saj ka marrë një vendim kundrejt Bjellorusisë, përcjell InLajmi.
Sipas këtij shteti edhe Bjellorusia ka ndikim në pushtimin rus ndaj Ukrainës e që kjo duhet dënuar, ndëra si kundër përgjigjie është vendosur që këtij shteti t’i vihen sanksione.
Truss ka komunikuar se kanë nisur të vendosen sanksione kundër disa individëve dhe organizatave bjelloruse.
Postimi i plotë i saj:
Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin.
Kemi nisur një këst të parë të sanksioneve kundër individëve dhe organizatave bjelloruse. /InLajmi/