Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tashmë ia ka dërguar disa propozime për masat anti Covid Qeverisë së Kosovës derisa kjo e fundit pritet që shumë shpejtë t’i miratojë, shkruan InLajmi.
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë tha se në propozimet e dërguara Qeverisë së Kosovës përfshihet edhe heqja e orës policore por që ende nuk dihet a do të miratohet.
“Ora policore hiqet kur të vendos Qeveria për masat. Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë për lehtësim masash. Pritet që t’i miratojë ato, por nuk e di sot apo nesër”,tha Hoti.
Ndryshe, ora policore, si masa kundër koronavirusit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00./InLajmi/