Forcat ruse pushtuan 2 qytete të vogla në Ukrainën juglindore dhe zonën përreth një termocentrali bërthamor.
Kështu ka raportuar të hënën agjencia e lajmeve Interfax, por tutje bëhet me dije se hasën në rezistencë të ashpër pasiqë izolimi diplomatik dhe ekonomik i Moskës u thellua.
Shpërthimet u dëgjuan para agimit të së hënës në kryeqytetin e Kievit dhe në qytetin e madh të Kharkiv, thanë autoritetet ukrainase. Por, përpjekjet e forcave tokësore ruse për të kapur qendrat kryesore urbane ishin zmbrapsur, deklaruan ata, transmeton arbresh.info
Ministria ruse e mbrojtjes, tha se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetet Berdyansk dhe Enerhodar në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës, si dhe zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhya, derisa punimet e uzinës vazhduan normalisht, tha ai.