Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së fundmi ka reaguar ndaj sulmeve të Rusisë në Ukrainë, përcjell InLajmi.
Hoxhaj, ka ritheksuar se ka vetëm një politikë që e mbron identitetin shtetërorë, e rendin demokratik e ajo është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Ai ka bërë thirrje urgjente krerëve të Qeverisë së vendit që të miratojnë Planin Aksional për Anëtarësim për mbështetje ndërkombëtare.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjesi Kosovë!
Lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm! Kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian, ka vetëm një politikë që mbron identitetin shtetëror, rendin demokratik dhe sigurinë e Kosovës: anëtarësimi në NATO! Javën e kaluar e thash në Kuvend dhe po e përsërisë sot: Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Planin Aksional për Anëtarësim (MAP), me mbështetje perëndimore! Kjo është kryetema e vitit 2022!/InLajmi/