Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtë të hënë ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera vjetore për letërsi, raporton InLajmi
Poeti Adem Gashi është shpërblyer me Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli”.
Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, i jepet Mehmet Krajës për romanin “Liria Ime”.
Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, i jepet Xhevdet Bajrajt për librin “Burri që lozte me engjëjt”,Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”, i jepet Shaip Grabovcit për dramën për fëmijë “Zëra nga Vitrina”.
Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova”, i jepet Blerina Rogova-Gaxhës për studimin “Vdekja në letërsinë moderne shqipe”.
Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i jepet Col Mehmetaj për përkthimin e veprës “Meditime” të Mark Aurelit.
Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ka qenë në përbërje nga Agim Vinca – kryesues, Majlinda Bregasi, Isak Shema, Ag Apolloni dhe Ervina Halili./InLajmi/