Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg, ka njoftuar se NATO i ka ofruar Ukrainës raketa mbrojtëse ajrore dhe armë antitank, përcjell InLajmi.
Stoltenberg këtë të hënë ka njoftuar se ai kishte zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Sapo fola me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e përgëzoj për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare”, ka njoftuar Stoltenberg./InLajmi/