Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e 28 shkurtit 1998, përcjell InLajmi.
Kurti ka përkujtuar tmerrin që njerëyit kishi pa me sy para 24 vitesh në fshatrat Likoshan e Qirez, e që kjo masaker u mori jetën 24 personavë të pafajshem.
Ndërsa për nder të këssj ditë kryeministri ka bërë të ditur se populli kosovar nuk i harron asnjëherë këtë krim, si dhe shumë krimë të tjera që ushtria serbe ka kryer në territorin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
“Helikopterë e makina ushtarake, përpara se forcat policore të hynin më këmbë për të bërë ç’të mundnin brenda, kishin qëlluar mbi lagjet, shtëpitë, çatitë.”
Kështu përshkruhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut ‘‘Human Rights Watch”, data 28 shkurt 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez.
24 vjet më parë forcat serbe rrethuan këto 2 fshatra dhe vranë e masakruan 24 civilë të pafajshëm.
Në këtë ditë ne përkujtojmë dëshmorët dhe martirët tonë, e asnjëherë nuk harrojmë krimin shtetëror të Serbisë.
E kemi obligim, për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë, për të vrarët dhe familjarët e tyre, për të kaluarën e të ardhmen tonë, sjelljen e drejtësisë, duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit. /InLajmi/