Ai nuk e ka prekë kurrë një armë me dorë. Por 27 vjeçari Tim Maxymenko, thotë se s’ka opsion tjetër, përveç se të kthehet në vendin e tij e të luftojë në mbrojtje të vendit të tij.
Artisti i lindur në Ukrainë që tani jeton në Londër dhe studion artin në Universitetin e Volherampotnit, do të udhëtojë sot për në Poloni dhe prej aty thotë se do të futet në Ukrainë për t’iu përgjigjur thirrjes së shtetit për rezistencë ndaj invazionit rus, shkruan The Guardian.
Timi është një prej studentëve, që kur ishte në moshën 18 vjeçare, iu bashkua revolucionit në vitin 2014 për rrëzimin e qeverisë pro ruse në Ukrainë, transmeton Periskopi.
“Ka shumë njerëz që janë gati të luftojnë për liri. Sigurisht që kam frikë por jam shumë i inatosur dhe s’kemi opsion tjetër. S’mund të imagjinoj të jetoj pa e bërë këtë. Ne s’mund të shkojmë në Moskë ta ndalim Putinin. Por mund ta mbrojmë tokën tonë”, tha ai.