Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në Likoshan dhe Çirez, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se kjo nuk është e vetmja masakër në Kosovë që na kujton sakrificën e popullit të Kosovës për lirinë dhr pavarësinë e vendit.
Tutje ai ka thënë se ndërhyrja e NATO-s erdhi si shkas i kësaj masakre që ishte njëra ndër të parat.
Ai është shprehur mirënjohës përherë për mbështetjen e NATO-s në ditët më të vështira të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
24 vjet nga masakra në Likoshan dhe Çirez të Drenicës
Masakra e Likoshanit dhe Çirezit, ashtu si shumë masakra të tjera në mbarë Kosovës, na përkujton sakrificën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
Kjo ishte ndër masakrat e para që u bënë shkas për ndërhyrjen e NATO-s në krah të luftës së popullit të Kosovës për mbijetesë, liri e pavarësi.
Populli i Kosovës i është përherë mirënjohës #NATO-s për mbështetjen në momentin vendimtar për mbijetesën e popullit të Kosovës./InLajmi/