Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të mabjtur për media kanë folur në lidhje me arrestimin dhe pastaj lirimi i 2 shtetasve të Serbisë të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në një dyqan të Prishtinës, raporton InLajmi.
Në koferencë u tha se në bazë të situatës së krijuar në Ukrainë, institucionet e sigurisë duhet të kenë bashkëpunim e jo injorim të situatës.
Ministrja Haxhiu tha se vendimi i Prokurorisë është i çuditshëm dhe se mund të injorohet ndonjë rrezik i mundshëm.
“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri ka bashkëpunime. Përkundër këtyre informacioneve prokuroria ka liruar personat. Vendimi i prokurorisë është i çuditshëm dhe injorim i ndonjë rreziku të mundshëm. Ne kërkojmë nga institucionet e vendit që sidomos pas këtyre rrethanave të krijuara në Ukrainë dhe rreshtimit të Serbisë krah Rusisë të kemi bashkëpunim dhe jo injorim të situatave.Këto veprime të fundit dëshmojnë që reformat që kemi nisur si zministri e Drejtësisë janë të domosdoshme dhe të nevojshme”, tha Haxhiu.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se është shqetësues qëndrimi i Serbisë si shtet destabilizues në Ballkanin Perëndimor./InLajmi/