Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me Rusinë në Bjellorusi kanë filluar.
Takimi do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha në një deklaratë më herët presidenca ukrainase, shkruan skynews.
Delegacioni, i cili mbërriti në rajonin e Gomelit me helikopter, përfshin edhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov, transmeton Klankosova.tv.
Është dita e 5 që sulmet e Rusisë kanë filluar ndaj Ukrainës.