Organizata qeverisëse botërore e futbollit FIFA dhe organi qeverisës i Evropës UEFA kanë pezulluar klubet dhe ekipet kombëtare ruse nga të gjitha garat, transmeton InLajmi.
Masa vjen pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) rekomandoi që atletët dhe zyrtarët rusëdhe bjellorusë të ndalohen nga çdo garë e organizuar ndërkombëtare, shkruan BBC.
Kjo do të thotë se skuadra ruse e meshkujve nuk do të luajë ndeshjet e tyre të play-off të Kupës së Botës muajin e ardhshëm dhe ekipi i femrave është përjashtuar nga Kampionati Evropian kësaj vere. /InLajmi/




















