Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar një telefonatë me aleatët për të diskutuar në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Kësaj thirrje i janë bashkuar liderë të vendeve të ndryshme perëndimore, transmeton lajmi.net.
Thirrjes iu bashkuan kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, raporton BBC.
Përveç tyre, kësaj thirrje i janë bashkuar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i Polonisë Presidenti Andrzej Duda, Presidenti rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, transmeton lajmi.net.
Lidhur me këtë bisedë nuk janë dhënë detaje shtesë, por duhet përkujtuar që Amerika bashkë me shumë shtete të tjera të botës veçse kanë sanksionuar Rusinë në disa forma.




















