Bashkimi Evropian ka nisur një stuhi të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë.
Sot, BE publikoi një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione.
Lista përfshin:
- Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i Kremlinit,
- Alexander Ponomarenko, kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë,
- Igor Sechin, CEO i kompanisë shtetërore të naftës “Rosneft”,
- Nikolay Tokarev, CEO i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës, shkruan BBC.
- Disa prezantues dhe gazetarë të televizionit shtetëror rus, transmeton reporteri.net.
BE do të sanksionojë gjithashtu Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila thuhet se ndihmoi aneksimin e Krimesë në 2014.