Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Milioneri rus me pasaportë izraelite ishte “kërkuar nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi për në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime”.
Kujtojmë që Abramovich ka kontakte të ngushta me komunitetet hebreje si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.
Ndryshe, para disa ditëve Abramovich ka jep dorëheqje nga pozita e pronarit të klubit londinez Chelsea.
Ndërkohë presidenti ukrainas Zelensky tha se ishte gati të lironte të burgosurit dhe të paraburgosurit “me përvojë ushtarake”, shkruan Jerusalem Post.
“Është një zgjedhje e vështirë moralisht, por e nevojshme për mbrojtjen e vendit”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram. Një lëvizje që mund të lexohej në mënyrë të qetë nga pala ruse, transmeton A2CNN.
Ndërkaq sipas përditësimeve të fundit, numri i njerëzve që ikin nga zonat e luftës po rritet dita-ditës. Më shumë se 500.000 refugjatë kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje. Shifra u përditësua përmes Tëitter nga UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët.