Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, kanë njoftuar autoritetet në Kiev.
Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Fokusi i bisedimeve sipas Ukrainës do të jetë armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse
Bisedimet me delegacionin rus do të fokusohen në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina, tha Presidenca ukrainase.
Deklarata vjen pak kohë pas njoftimit se delegacioni ukrainas ka arritur në një zonë në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për bisedime me përfaqësues të Federatës Ruse.
Delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltarin presidencial, Mykhailo Podolyak.
Për delegacionin rus tash për tash nuk ka detaje.
Ukraina është nën pushtimin e plotë rus qysh më 24 shkurt, transmeton REL
Së paku 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës. Mbi 1,600 njerëz u raportuan të plagosur.