Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një femër, shtetase e huaj, pasi e njejta ka tentuar të udhëtojë diku në Evropë me pasaportë të huaj, përcjell InLajmi.
Siç njofton policia, e dyshuara që tentoi të udhëtonte me dokument të huaj, është dërguar në mbajtje.
‘’Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit te Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/