Raketat ruse kanë goditur qytetin ukrainas të Vasylkiv në jugperëndim të kryeqytetit, Kiev, duke i vënë flakën një refinerie nafte, tha kryetari i bashkisë së qytetit sot.
“Armiku dëshiron të shkatërrojë gjithçka përreth”, tha Natalia Balasinovich në një video të postuar në internet.”, shkruanBBC.
Fotografitë dhe videot e postuara në rrjete tregojnë flakët e mëdha të zjarrit dhe tymin e zi, ndërsa autoritetet paralajmëruan banorët që të jenë në gatishmëri për tym toksik, transmeton Reporteri.net.
Ndryshe, luftimet intensive janë duke vazhduar në Ukrainë, mes forcave ushtarake të këtij vendi dhe atyre të Rusisë.