Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko kanë biseduar në telefon.
Kjo telefonatë erdhi pas luftimeve që sulmit që Rusia i ka bërë Ukrainës, luftime që tashmë kanë shkaktuar numër të madh të viktimave, të vrarë e të plagosur.
Lukashenko më herët konfirmojë se raketat që kanë goditur Ukrainën janë lëshuar nga Bjellorusia dhe se ushtarët rus janë duke u trajtuar në spitalet e Bjellorusisë, raporton The Spectator Index.
Lukashenko më herët ka pasur edhe një telefonatë me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, ku ky i fundit i ka bërë thirrje Lukashenkos që “të mos bëhet vasal i Putinit”, transmeton lajmi.net.
Biseda mes Zelenskyt dhe Lukashenkos po shihet si një tentim për t’i ulur tensionet e ndalur luftimet.