Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova duhet të suspendojë dialogun me Serbinë menjëherë, përcjell InLajmi.
Haradinaj-Stublla theksoi se Serbia është i vetmi shtet që rreshtohet në krah me barbarinë e Putinit kundër Ukrainës demokratike.
Ish-ministrja theksoi se është humbje kohe dialogimi për paqe të qëndrueshme me një shtet që aktivisht përkrahë agresionin dhe luftën.
Postimi i plotë i saj:
Serbia është shteti i vetëm me status kandidati të BE-së që rreshtohet në krah me barbarinë e Putinit kundër Ukrainës demokratike.

Kosova duhet të suspendojë dialogun me Serbinë menjëherë!
Dialogimi për paqe të qëndrueshme me një shtet që aktivisht përkrahë agresionin dhe luftën është humbje kohe. /InLajmi/