Franca do të paraqesë rezolutën për armëpushim dhe rezolutën për aksesin humanitar të Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmenton InLajmi.
Pas një morie thirrjesh midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderëve botërorë këtë fundjavë, presidenti dhe homologët e tij pranuan “nevojen për të punuar në kushtet për dërgimin e duhur të ndihmës humanitare në Ukrainë.
Rezoluta franceze do të synojë “të garantojë akses të papenguar humanitar për të përmbushur nevojat urgjente të popullsisë së mbetur në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër, Franca do të bëjë thirrje për një armëpushim që “duhet t’i paraprijë çdo bisede paqeje”, thuhet në deklaratë.
Macron realizoi telefonata këtë fundjavë me udhëheqës nga: Gjermania, Italia, Holanda, Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian, Greqia, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ai foli edhe me presidentin e Bjellorusisë, shkruan CNN.
Ai mbajti telefonata të dielën me udhëheqës nga Ukraina, Arabia Saudite, Katari, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia, Abu Dhabi dhe Komisioni i BE-së. /InLajmi/