‘’Sunny Hill Festival’’ është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, transmeton InLajmi.
E planifikuar të zhvillohet çdo vit, edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Lajmin që ky festival po rikthehet këtë vit, e ka konfirmuar këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
“Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri”, ka thënë ajo për Financial Times./InLajmi/