Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe vendimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, përcjell InLajmi.
Bildt ka thënë se me këtë veprim Serbia nuk do të mund të integrohet në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, me këtë qëndrim që ka mbajtur Rusia e skualifikon atë nga procesi i anëtarësimit.
Përmes një postimi në twitter ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se nuk mund të ketë vend për anëtarë të rinj në BE në qoftë se nuk ndajnë të gjithë vlerat dhe interesat themelore të njëjta me BE-në. /InLajmi/
https://twitter.com/carlbildt/status/1497919231329030159?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497919231329030159%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button