Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka postuar një video të vetë xhiruar në Twitter duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse.
“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim”, tha ai në një sfond të Shtëpisë Gorodetsky të Kievit,tha ai, transmeton rtv21.tv.
“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë”, tha ai.