• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 18 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Shqipëria dhe SHBA-të me projekt-rezolutë në OKB për dënimin e sulmeve ruse

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
26 February 2022
në Shqipëri
0 0
0
Shqipëria dhe SHBA-të me projekt-rezolutë në OKB për dënimin e sulmeve ruse
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të premten mbi një projekt-rezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike.

Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i 7-të i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit, thanë diplomatët.

Gjithsesi një zyrtar amerikan që nuk deshi të identifikohej tha se nga këndvështrimi i Uashingtonit, përdorimi i pritshëm i vetos nga ana e Moskës do të tregonte “izolimin” e Rusisë.

Zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt, konfirmoi për AFP-në se votimi do të mbahet të premten.

Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.

Sipas projekt-rezolutës, të parë nga agjencia AFP, Këshilli i Sigurimit do të dënojë “me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera.

Nëse miratohet, projekt-rezoluta do t’i kërkonte gjithashtu Rusisë që “të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës” dhe “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës t’i kthente brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare, sipas diplomatëve.

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, një projekt-rezolutë që dënonte Moskën mori 13 vota pro. Kina abstenoi ndërsa Rusia ushtroi të drejtën e vetos, shkruan VOA.

Dokumenti u dërgua më pas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku mori 100 vota pro. 11 vende votuan kundër, 58 abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk morën pjesë në votim.

Tags: OKB-jaRusiaSHBA-të
Postimi i mëparshëm

Dugolli: Situata është nën kontroll në Kosovë nuk ka rrezik, nga sulmet ruse në Ukrainë

Postimi tjetër

Si ta kontrolloni sa i nevojitet ushqim trupit tuaj?

Të ngjajshme Postime

Investime në Europë/ Dhëndri i Trump Jared Kushner zbulon projektin e ri në Shqipëri
Shqipëri

Investime në Europë/ Dhëndri i Trump Jared Kushner zbulon projektin e ri në Shqipëri

17 May 2025
Macron: Në 2 vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian
Shqipëri

Macron: Në 2 vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

17 May 2025
Presidenti Begaj pret homologen e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin
Shqipëri

Presidenti Begaj pret homologen e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

17 May 2025
Konferenca e përbashkët, Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit
Shqipëri

Konferenca e përbashkët, Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit

17 May 2025
Tiranë, liderët evropianë flasin me Trump – Zelensky tregon çfarë u diskutua
Shqipëri

Tiranë, liderët evropianë flasin me Trump – Zelensky tregon çfarë u diskutua

16 May 2025
“Duam paqe”, Von der Leyen: Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht
Shqipëri

“Duam paqe”, Von der Leyen: Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht

16 May 2025
Postimi tjetër
Si ta kontrolloni sa i nevojitet ushqim trupit tuaj?

Si ta kontrolloni sa i nevojitet ushqim trupit tuaj?

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 18 maj ndër vite?

18 May 2025
Dredhanik me arra dhe shërbet – Ëmbëlsi nga tradita pogradecare

Dredhanik me arra dhe shërbet – Ëmbëlsi nga tradita pogradecare

18 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot pak më të ngrohtë dhe me më shumë rreze diellore

18 May 2025
Shkodra Elektronike i siguron vendin e 8-të Shqipërisë në Eurovision

Shkodra Elektronike i siguron vendin e 8-të Shqipërisë në Eurovision

18 May 2025
Dashuria: Midis romantizmit dhe realitetit psikologjik

Dashuria: Midis romantizmit dhe realitetit psikologjik

18 May 2025
Skena të pabesueshme: Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përleshën fizikisht

Skena të pabesueshme: Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përleshën fizikisht

18 May 2025
BBC: Zjermi i Shqipërisë, mënyra perfekte për të mbyllur gjithçka në Eurovision

BBC: Zjermi i Shqipërisë, mënyra perfekte për të mbyllur gjithçka në Eurovision

17 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu