Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të Covid-19 në Shqipëri.
Në deklaratën zyrtare bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 111 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me Covid-in 2 qytetarë.
Sa i përket të shëruarve ato janë 372. Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, përcjell Living Shqip.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku, MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me 2 doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”.