Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga koronavirusi ka ndërruar jetë një person, përcjell InLajmi.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.
Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të, derisa janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës. /InLajmi/