Nga Ukraina këtë të shtunë është raportuar se mbulimi i internetit është prekur nga pushtimi rus, derisa problem të theksuara është thënë se ka pasur në jug dhe lindje të vendit, transmeton InLajmi.
Raportohet se ka frikë tek ukrainasit se ndërprerjet mund të pengojnë grupet e mbrojtjes civile të krijuara për të mbrojtur qytetet e tyre.
Në Kiev po ashtu është raportuar se ka pasur probleme me sinjalin e internetit.
Një sulm i supozuar për spiunazh kibernetik bjellorus kishte në shënjestër llogaritë personale të postës elektronike që i përkisnin forcave të Kievit, raporton Reuters.
Ndërkohë, ekipi ukrainas për Reagim ndaj Emergjencave Kompjuterike tha se hakerët po synonin jo vetëm ukrainasit, por edhe polakët, rusët dhe bjellorusët, si dhe disa organizata mediatike bjelloruse./InLajmi/