Kievi është goditur mëngjesin e sotëm nga 2 raketa. Por është e paqartë se cilat kanë qenë objektivat.
Sipas qeverisë së qytetit të Kievit, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet numri i viktimave, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, shkruan BBC
Sipas informacioneve, një nga raketat ka goditur një zonë afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit. Gjithashtu, autostrada Prospekt Peremohy afër qendrës së Kievit është shndërruar në një zonë lufte gjatë mbrëmjes, sipas një video të publikuar në mediat sociale, transmeton abcnews.al
Sipas raporteve të mediave, pamjet u regjistruan pranë stacionit të metrosë Beresteiska të kryeqytetit, vetëm 4 kilometra nga ndërtesa ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.